KFOR-i viziton Lëvizjen Vetëvendosje – Lipjan

PUBLIKUAR

LVV në Lipjan ka njoftuar se gjatë ditës kanë pritur në vizitë KFOR-in nga kontingjenti i shtetit të Turqisë, transmeton LipjaniNews.

“Sot e zhvilluam takimin e katërt të radhës me KFOR-in, kontingjenti i shtetit të Turqisë, të cilët janë përgjegjës për komunën e Lipjanit. Takimi si edhe herave të tjera ishte miqësor dhe kaluam shumë mirë. Temat e diskutuara ishin ato që kanë të bëjnë me aktivitetet politike dhe takimet e shumta që Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan është duke i zhvilluar”, thotë LVV.

Sipas tyre, përfaqësuesit e KFOR-it, u ndanë shumë të kënaqur nga ky takim që zgjati gati një orë. Konstatimi i përbashkët ishte se popullata e Lipjanit po ballafaqohet me probleme të shumta, e sidomos këto ditë ishte problemi i borës dhe acarit që po zgjatë tash e një muaj.
Përveç problemit të varfërisë, papunësisë së madhe, rrugëve të papastruara nga bora dhe akulli që ka shkaktuar vështirësi në lëvizje dhe furnizim të qytetarëve me artikuj të domosdoshëm ushqimor.

“Një problem tjetër i shprehur këto ditë ka qenë edhe mungesa e lëndës djegëse për ngrohje të objekteve të banimit dhe në disa shkolla në viset malore. KFOR ka falënderuar për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me VV-në dhe për t’i identifikuar të gjitha problemet në territorin e komunës së Lipjanit, probleme këto shumë të mëdha dhe që kërkojnë zgjidhje. Edhe ne shprehëm gatishmërinë tonë për të ndihmuar, si dhe e vlerësuam interesimin e KFOR-it që ka shprehur kohëve të fundit për t’u njohur me qëndrimet dhe pikëpamjet e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan”, thuhet në njoftim /LipjaniNews.com/

.

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...