Drejtuesit e Milanit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri
Sipas calciomercato.com, Milani është duke monitoruar sulmuesin e Genoas, Giovanni Simeone.
Rossonerët gjatë verës mund të tentojnë ta blejnë argjentinasin, i cili deri më tani në Serie A ka shënuar 10 gola, përcjell Express.
Giovanni, i cili është djali i trajnerit të njohur, Diego Simeones, gjatë verës së kaluar u transferua te Genoa nga River Plate. /Express/



