Komuna e Lipjanit ka njoftuar të gjithë dashamirët e futbollit se Komuna e Lipjanit organizon TURNIR në futboll të vogël,, KUPA E PAVARËSISË 2017 “,turniri organizohet për nderë të 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës z. Imri Ahmeti do t’i shpërblejë tre vendet e para: Vendi i I ( parë) Kupen e Pavarësisë ,medalje për lojtarë, mirënjohje dhe 300 € Vendi i II (dytë ) medalje për lojtarë,mirënjohje dhe 150 € Vendi i III (tretë) medalje për lojtarë ,mirënjohje dhe 100 €
Klubet do të participojnë vetum me 5 € për pjesëmarrje ,arsyja është Pagesa e Referimit.
Të gjitha shpenzimet tjera do t’i mbuloi Komuna Lipjanit.
Pjesëmarrja në turnir është e kufizuar,në turnir do të marrin pjesë vetëm 32 ekipet e para të regjistruara, në Drejtoratin për Kulturë,Rini dhe Sport . Paraqitja e ekipeve bëhet në zyrat e DKRS-së prej datës 01.02.2017 deri më 10.02.2017 çdo ditë pune prej orës 8:00 deri në ora 16:00, hedhja e shortit do të bëhet më 10 .02.2017 në ora 15:00 në zyret e DKRS-ës.
Turniri do të fillojë më 12.02.2017 në ora 11:00, në sallën e Sporteve në Lipjan,
ndërsa finalja do të luhet më 17 .02.2017 në ora 16:00.