Qeveria nuk e përmbush detyrën që i dha Kuvendi për rrënimin e murit

PUBLIKUAR

Rrënimi i murit të ndërtuar mbi urën Ibër që ndanë Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut, duhej të ndodhte gjatë muajit Janar të këtij viti. Ky ishte një nga detyrat që Kuvendi i Kosovës i dha ekzekutivit përmes një rezolute të votuar më 29 dhjetor 2016.

Por, institucionet kosovare nuk kanë përmbushur piken e parë të rezultues në fjalë, shkruan Gazeta Express. Ndonëse afati për këtë gjë përfundon të martën në mesnatë, pak orë para se të hyjmë në muajin shkurt, muri në Veri vazhdon të ekzistojë.

Rezoluta në fjalë ishte iniciuar nga AAK’ja, përmes shefit të grupit parlamentar Pal Lekaj. Ajo ishte votuar në fund të vitit që lajmë pas me 76 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...