Kusari – Lila zotohet për angazhim të mëtutjeshëm në tolerancën ndërfetare

PUBLIKUAR

Në Gjakovë është mbajtur një tryezë në praninë e kryetares së komunës, Mimoza Kusari – Lila dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Kusari – Lila ka thënë se në komunën e Gjakovës edhe ato pak raste të bashkëngjitjes së organizatave terroriste, janë raste të izoluara e të cilat nuk vijnë nga njerëz të lidhur tradicionalisht me fenë, por nga njerëz që për përfitime të caktuara e kanë kryer veprimin në fjalë.

Megjithatë, kryetarja Kusari – Lila ka shtuar se kjo nuk duhet të krijojë vetëkënaqësi por përkundrazi duhet të nxisë angazhim të shtuar që situate të jetë edhe më e mirë në të ardhmen.

Ambasadori amerikan ka vlerësuar harmoninë ndërfetare në Gjakovë, duke e vlerësuar si pasuri e cila duhet të shtohet në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media.

Ai ka thënë se janë institucionet kosovare ato që e bartin barrën kryesore për ta krijuar një perspektivë e një vend më të mirë për të rinjtë e vendit, si njëra prej mënyrave më të mira për largimin e tyre nga rruga dhe nga ekstremizmi fetar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...