Shala: Shefi i AKI’së dha dorëheqje për shkak të presionit

PUBLIKUAR

Ka më shumë se tre ditë që kur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka mbetur pa zot shtëpie. Kjo pas dorëheqjes së shefit të AKI-së, Agron Selimajt. Ai të premten për shkaqe personale i raportoi presidentit të vendit si dhe kryeministrit të tij për dorëheqjen e tij.

Por arsyet e dorëheqjes që Selimaj i ka thënë në letrën e tij, po duken banale për Haxhi Shalën, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë.

Kontaktuar nga Gazeta Express, Shala është shprehur se nuk e ka pritur dorëheqjen e Selimajt nga kreu i AKI-së në kohën kur Kosova po ballafaqohet me kërcënime të mëdha.
Ai ka thënë se Selimaj duhet që publikisht të dal e t’i tregojë arsyet e vërteta të dorëheqjes së tij.

“Ne si komision as sot nuk kemi dokument zyrtar për dorëheqjen e drejtorit të AKI-së. As që e kemi pritur dorëheqjen e tij, sidomos në këto kohëra në të cilën gjendet sot Kosova. Sidomos pas veprimeve që po i bënë Serbia ne Mitrovicën e Veriut. Në këto momente nuk i është dashur vendit një dorëheqje e tillë”, ka thënë Hoxha.

Kreu i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë ka thënë se nëse shefi i AKI’së nuk i tregon arsyet e vërteta rreth dorëheqjes së tij, atëherë vet Shala do t’i prezantoj në opinion opinionet e tij rreth kësaj dorëheqje.

Shala tha se largimi i Selimajt nga AKI ka ardhur si pasojë e presionit që i ka ardhur nga shteti. Ai shtoi se edhe Presidenti i vendit duhet të deklarohet rreth dorëheqjes së Selimajt.

“Besoj që ish drejtori tashmë i AKI’së, do t’i japi sqarimet e tija rreth dorëheqjes. Nuk janë sqarime ato që ai i ka dhënë në letër.  Edhe presidenti duhet ta tregoj të vërtetën se përse ka dhënë dorëheqje drejtori i AKI’së, atëherë për një kohë shumë të shkurtër unë do t’i them informatat që i posedoj lidhur kësaj çështjeje.  Po pres nga zt. Agron Slimaj që ta sqarojë opinionin pse në këtë kohë ka dhënë dorëheqje”, ka thënë për Express, Haxhi Shala./GazetExpress/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...