Mediat serbe: “Qeni i tërbuar” i Trumpit ua hangri zemrën serbëve

PUBLIKUAR

Deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ka shuar shpresat e opinionit publik në Serbi se administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, do të ndryshojë qëndrimin lidhur me Kosovën.

Në opinionin serb ishte pritur me optimizëm inaugurimi i presidentit Donald Trump dhe ardhjen e administratë së re në Shtëpinë e Bardhë, me shpresën se do të vijë deri te ndryshimi i qëndrimit amerikan lidhur me Kosovën.

Mirëpo, nuk kaluan as 10 ditë dhe erdhi deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili tha se Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë mandatin e një force mbrojtëse të Kosovës, shkruan portali serb “Telegeraf.rs”.

Sipas këtij portali, kjo deklaratë është një dush i ftohët për Serbinë, në momentin kur janë rritur tensionet në mes Prishtinës dhe Beogradit shkaku i incidentit në veri të Kosovës.

Edhe pse kishte paralajmërime se do të vinte deri te tërheqja e trupave të NATO-s, të cilat përbëhen nga KFOR-i, pas deklaratës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili ka nofkën “qeni i tërbuar”, tërheqja e trupave të NATO-së nga Kosova është vënë në dyshim serioz, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...