Edita Tahiri kërkon njohjen e Kosovës nga Sudani

PUBLIKUAR

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, tani ambasador i Sudanit në OKB në Gjenevë, Mustafa Osman Ismail, për të diskutuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit.

Takimiështë zhvilluar në Gjenevë, në misionin e Sudanit pranë OKB-së, dhe në të morën pjesë edhe Amin Awad, drejtor i UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Edita Tahiri.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, ministrja Tahiri, ka diskutuar me ish ministrin e Jashtëm të Sudanit të gjitha argumentet relevante për pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar mbi këtë bazë që Sudani ta njoh shtetin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ministrja Tahiri, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe ky fakt juridik është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në vitin 2010, dhe se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Sudanit do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë i këtij vendit për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Ajo e njohu Ismail me përparimet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e tutje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës përmes njohjeve të fuqishme, anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, hyrjen në rrugën zyrtare të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Ajo në veçanti ka potencuar se vendet aleate të Sudanit, sikurse që janë Egjipti dhe Turqia, kanë njohur pavarësinë e Kosovës, andaj edhe Sudani do të duhej të bënte një gjë të tillë.

Nga ana e tij, Ambasadori Ismail, tha se ai dhe shteti i tij i kanë përcjellë dhe vazhdojnë t’i përcjellin me interesim zhvillimet pozitive në Kosovë. Ai theksoi se për përmbajtjen e këtij takimi do të njoftoj Qeverinë e Sudanit, duke përcjelle një raport menjëherë tek Ministria e Punëve të Jashtme e Sudanit.

Ambasadori gjithashtu inkurajoi që kontaktet dhe vizitat e ndërsjella të vazhdojnë, duke thënë se mirëpret një vizitë të delegacionit nga Kosova në Sudan me qëllim të rritjes së mirëkuptimit për çështjet e diskutuara. Ai po ashtu theksoi se një numër i OJQ-ve nga Sudani pas luftës në Kosovë janë angazhuar me ndihma për përmirësimin e gjendjes së paskonfliktit në Kosovë

Mustafa Osman Ismail më parë ka qenë këshilltar i Presidentit të Sudanit dhe mbi shtatë vjet Ministër i Punëve të Jashtme.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...