Meta përshëndet qëndrimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtes për Kosovën

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të dielë në mbledhjen e strukturave të Njësisë 5 në kryeqytet, ku veç çështjeve partiake ka folur edhe për rikonfirmimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Sipas Metës, qëndrimi mjaft pozitiv i Sekretarit të ri të Mbrojtjës në Shtetet e Bashkuara, James Mattis, për Kosovën konfirmoi edhe njëherë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë një prioritet i rëndësishëm për administratën “Trump”, transmeton tch.

“Kjo është tepër pozitive, duke pasur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, së fundi. Njëkohësisht është shumë e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh dhe pasigurish”, mësohet të ketë thënë kryeparlamentari Meta.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...