Salihaj: Liderët e shantazhueshëm, fatkeqësia e Kosovës

PUBLIKUAR

Kosova, edhe 17 vjet në liri, nuk po arrin të ketë një klasë politike dhe liderë as lidership të reformuar e të ristrukturuar, të pastruar nga hipotekat e rënda të luftës dhe të pasluftës.

Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se pa u liruar klasa politike dhe institucionet nga të tillët, Kosova gjithmonë do ta ketë lakun e kushtëzimit në qafë nga faktori ndërkombëtar dhe nga shteti serb.

“Liderët e shantazhueshëm janë fatkeqësia e Kosovës, ata janë përherë nën kërcënim të shteteve të ndryshme dhe të lloj-lloj agjenturash. Duke marrë parasysh se ata kanë dosje për vepra kriminale, atëherë duhet t’u nënshtrohen shteteve dhe agjenturave, të cilat realizojnë interesat e tyre, duke dëmtuar rëndë interesat shtetërore të Kosovës. Kjo situatë po na përcjell në vazhdimësi. Vetë fakti se Serbia po i realizon me kaq lehtësi interesat e saj në Kosovë tregon se sa të shantazhueshëm janë liderët e vendit. Kosovës do t’i duhet kohë dhe ndryshime të mëdha për t’u liruar nga ky lloj i liderëve”, tha deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...