Buffon mbush 39 vjet, Juve e quan lider frymëzues dhe fitues të lindur (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Portieri legjendar i Juventusit, kapiteni i skuadrës, Gianluigi Buffon, ka mbushur plot 39 vjet dhe ende qëndron në nivelet më të larta të futbollit. ‘Zonja e Vjetër’ e ka uruar me fjalët më të mira ikonën e tyre, të cilën e quajtën lider frymëzues.

Gianluigi Buffon po vazhdon të mahnit botën e futbollit edhe për kundër se sot ai mbush 39 vjet, por që ende vazhdon të qëndroj një nga pikat më të forta të skuadrës së Juventusit, kampionit aktual të Italisë, apo kampionit të pesëfishtë radhazi.

Portieri italian ka arritur të bëhet ikonë e klubit Bianconeri dhe idhull i tifozëve të skuadrës me pritjet e tij magjike, duke shpëtuar në shumë raste skuadrën e tij dhe duke e dërguar në majat e garave evropiane dhe të Italisë skuadrës e Juventusit, por edhe Italinë në kampionate evropiane dhe botërore, përcjell Telegrafi.

Juventus është përkujdesur që sado pak të falënderoj kapitenin e tyre, pasi në urimin zyrtar për ditëlindje e kanë quajtur si lider të skuadrës dhe fitues të lindur.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...