Policia Kosovës arreston dymbëdhjetë persona një lokal

PUBLIKUAR

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Njësia Speciale Operative, Njësia K9, Krim Teknika, Zyrtarët e ATK-se, dhe Inspektorët Komunal të Prishtinës, me urdhëresë të organeve të drejtësisë kanë realizuar një operacion policor që ndërlidhet me dyshimin e bazuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 275 i KPRK-së.

Ky operacion policor është realizuar më datën 28.01.2017 rreth orës 04:10, pasi që përmes rrugëve operativo hetimore janë siguruar informacione se ne një lokal nate i cili gjendet në Prishtinë, zhvillohej veprimtari e kundërligjshme  e përdorimit të narkotikeve dhe substancave të tjera të ndaluara, njoftoi Policia Kosoës.

Si rezultat i operacionit policor janë arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar,  dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë.

Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë;

  1. A. B, i janë gjetur dhe konfiskuar  0.8 grame marihuane .

  2. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar  4.2 grame marihuane .

  3. G. B,   i janë gjetur dhe konfiskuar  3 tableta  me peshë  1.0 grame ekstazi .

  4. K. E,  i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane .

  5. T. Xh,  i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4 grame marihuane .

  6. V.B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .

  7. Sh. K,  i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .

  8. B. E,  i janë gjetur dhe konfiskuar   7.9 grame marihuane .

  9. L. I,   i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane .

  10. I.  H, i janë gjetur dhe konfiskuar  10  mml GHB .

  11. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar  0.5 grame Kokaine .

  12. N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar  1.0 grame marihuane .  Pas kontrollimit të personave  dhe lokalit, në pjesë të ndryshme të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar narkotiket si në vijim :

    1. 10 tableta  me peshë   6.1 grame eksatazi

    2. 7 qese me peshë prej   6.0 kokainë

    3. 5 qese me  peshë  4.7 grame marihuane.

    Gjithashtu është arrestuar  edhe personi   E. K.  viti i lindjes 1993, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë .

    Me urdhër të prokurorit  kompetent të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit të kërkuar me urdhër arrest (E. K.),  kurse me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur . /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...