Policia Kosovë ka bërë të ditur se me datën 23. 08. 2016 në Gjakovë ka ndodhur “ vrasje e rëndë”, ku si pasojë kishin humbur jetën tre persona, ndërsa të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës respektivisht hetuesit nga sektori i krimeve te renda në kuadër DRP Gjakovë, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekzaminimit të shumë provave dhe dëshmive kanë arritur të identifikojnë kryesit e mundshëm të kësaj vepre të rëndë. Kjo njësi në vazhdimësi ka bashkëpunuar me Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe me metodat e tyre është arritur të dyshuarit të vetë dorëzohen në polici respektivisht në sektorin e hetimeve me datë 27. 01. 2017. Të dyshuarit janë: V. Gj. lindur me 02. 02. 1990 shqiptar / Kosovar dheQ. SH. Lindur me 18. 09. 1990 shqiptar / Kosovar
Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit ju ka caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. /LipjaniNews.com/