Presidenti kërkon drejtësi për shqiptarët e serbët e vrarë në Lipjan (VIDEO)

PUBLIKUAR

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se po kërkon drejtësi për gjithë shqiptarët që janë vrarë, në të njëjtën kohë, ai ka thënë se po kërkon drejtësi edhe për serbët e vrarë pasluftës në Kosovë.

Këto komente i ka bërë Presidenti në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, ku ka thënë se sistemi i drejtësisë ende s’ka dhënë drejtësi për masakrat që kanë ndodhur prej Mejës e deri te vrasja e serbëve në Lipjan apo Gorazhdec.

Presidenti ka thënë se ka takuar familjarët e viktimave të të gjitha nacionaliteteve dhe ka thënë se të gjithë po kërkojnë drejtësi.

“Takoj dhe vizitoj edhe familjarët e atyre ngjarjeve të dhimbshme të krimit të rëndë që ka ndodhur në Lipjan që janë vrarë, apo të fëmijëve që janë vrarë në Gorazhdec. Të gjithë i bashkon një kërkesë: Drejtësi”, ka thënë Presidenti, shkruan Express.

“Krimi është krim. Ai nuk vjetrohet apo harrohet. Përkushtimi im është që të punojmë të gjithë, ne veçanti, ju do ta keni përkrahjen e plotë për drejtësi të plotë, edhe në çështje të ndjeshme”, ka thënë Presidenti.

“Detyra e Prokurorit është e Shenjtë. Me suksesin tuaj, Kosova do të jetë vend edhe më mirë për të jetuar”, ka thënë ai.

“Kosova është atdhe i gjithë qytetarëve të saj, shqiptarëve, serbeve, boshnjakëve, turqve.. Kosova nuk i takon një etnie më shumë apo më pak”.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...