Paulo Dybala është afër vazhdimit të kontratës me Juventusin. Ky është një lajm i keq për Real Madridit, i cili ka synuar ta transferoj lojtarin gjatë verës
Sipas Gianluca Dimarzio, ekspertit të transferimeve, Paulo Dybala ka pasur një takim mbërmë me drejtuesit e Juventusit për vazhdimin e kontratës.
Dimarzio shkruan se ylli argjentinas është afër vazhdimit të kontratës me liderin e Serie A deri në vitin 2021.
Me kontratën e re ish sulmuesi i Palermos pritet të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon, përcjell Express.
Kështu, Dybala do të paguhet vetëm 500 mijë euro më pak sesa Gonzalo Higuain. /Express/



