Njësiti policor, në një pikë kontrolli në Komoran të Drenasit, ka ndaluar veturën që drejtohej nga një i dyshuar e që në të ndodhshin edhe dy pasagjerë tjerë.
Drejtuesi i automjetit nuk është ndalur në sinjalizimin e zyrtarit policorë por me automjet ka vazhduar me vrull në drejtin të tyre duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë, raporton DrenicaOnline.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./DrenicaOnline/


