Koci: Politikanët serbë po tentojnë të ndikojnë në drejtësinë franceze për rastin “Haradinaj”

PUBLIKUAR

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë se Ivica Daçiq, ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburovic, nuk po ndalen duke u deklaruar për rastin “Haradinaj”, duke shtuar se në këtë rast po ndërhyhet dhe po tentohet të ndikohet drejtësia franceze

“Kryeministri Vuçiq, ish-ministri i qeverisë së Slobodan Miloseviq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë – Ivica Daçiq, ish-zëdhënësi i Partisë Socialiste të Milosheviqit, dhe Ministrja e Drejtësisë së Serbisë – Nela Kuburoviq, nuk po ndalen duke u deklaruar për rastin Haradinaj”, ka thënë Koci, duke pyetur se pse politikanët kryesorë të Serbisë duhet të deklarohen për një rast kinse penal.

“Për shkak se akuzat janë politike dhe tërësisht të sajuara për ta dëmtuar z. Haradinaj dhe Kosovën”, thotë Koci, dhe sqaron se e ata po tentojnë të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në drejtësinë franceze. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...