Qeveria nuk i respekton rezolutat e miratuara nga Kuvendi

PUBLIKUAR

Vendimet e Kuvendit janë obligative për Qeverinë, megjithatë ekzekutivi i vendit nuk po i respekton disa rezoluta të miratuara nga legjislativi. Vlerësohet se deputetët e koalicionit qeverisës për shkak të “nënshtrimit” ndaj shefave të tyre po pamundësojnë kontrollin e Kuvendit ndaj punës së Qeverisë

Në këtë legjislaturë janë miratuar 7 rezoluta, ndërsa dy projektrezoluta të tjera kanë mbetur për votim nga seanca plenare e 19 janarit 2017, por pjesa më e madhe e këtyre nuk janë zbatuar nga Qeveria e Kosovës.

Në mesin e rezolutave të cilat nuk po zbatohen janë: Rezoluta për të Pagjeturit, pastaj ajo për Negociatat, për EULEX-in, si dhe rezoluta e fundit e cila kërkon që muri ilegal në veri të Ibrit të rrënohet gjatë muajit janar të këtij viti.

Subjektet opozitare thonë se tashmë është bërë praktikë që këto rezoluta të mos respektohen nga ekzekutivi. Kurse, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Kuvendi nuk po arrin ta luajë rolin e vet mbikëqyrës ndaj punës së Qeverisë. Ndërsa, përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë folur për këtë çështje./zeri/

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...