Alvaro Morata po kërkon largimin nga Real Madridi gjatë verës
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata e ka humbur durimin. Ai ndihet i tradhtuar nga trajneri Zinedine ZIdane, i cili e ri bleu nga Juventusi për 30 milionë euro.
Morata nuk po aktivizohet nga trajneri francez dhe për këtë është shumë i dëshpëruar. Sipas Cadena SER, lojtari do të largohet nga Reali nëse Zidane vazhdon të mbetet trajner.
Madje, thuhet se Morata i ka thënë menaxherit që t’i shqyrtoj ofertat. Reprezentuesi spanjoll kërkohet nga Juve, Chelsea dhe Arsenal. /Express/



