Reçica prezanton aderimet e reja në PDK’në e Ferizajt

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëheresh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka njoftuar përmes llogarisë se tij në ‘Facebook’, se degës se PDK-së në Ferizaj i janë bashkuar një pjesë e drejtuesve të VV-së në këtë qytet.

Pjesë e këtyre aderimeve, sipas Reçicës është ish kandidati për kryetar të kësaj komune nga Vetëvendosje, Xhabir Morina dhe kandidatja për deputete, Lumnie Morina.

“Një moment i ri në rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve dhe realizimit të platformës dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës, me këtë rast ju dëshiroj mirëseardhje të sapo aderuarve në PDK, në ditët në vijim priten aderime të tjera dhe aktivitete partiake në PDK-Ferizaj”, ka shkruar ndër  të tjera Reçica në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Elmi Reçicës:

Pas aderimit të ish drejtuesve të partisë Nisma për Kosovën në Ferizaj, një pjesë e VV-së kalon në Partinë Demokratike të Kosovës Dega në Ferizaj.

Organet e degës, përkatësisht Këshilli i Degës dhe Kryesia e Degës së PDK-së në Ferizaj, kanë marr një vendim që të pranojnë në strukturat e saj, një pjesë të madhe të anëtarëve të strukturave të larta të LVV-së në Ferizaj, të prirë nga ish kandidati për kryetar të LVV-së në Ferizaj z. Xhabir Morina dhe kandidaten e VV-së për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, znj Lumnie Morina me bashkëpunëtorë të tyre.

Një moment i ri në rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve dhe realizimit të platformës dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës, me këtë rast ju dëshiroj mirëseardhje të sapo aderuarve në PDK, në ditët në vijim priten aderime të tjera dhe aktivitete partiake në PDK-Ferizaj.

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...