Kryetari Imri Ahmeti, ka pritur sot një grup studentësh të vitit të parë nga Kolegji UBT të drejtimit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, njofton Komuna.
I pari i Lipjanit Imri Ahmeti deri sa ka uruar studentet për sukseset e tyre ai i ka njoftuar ata lidhur me funskionimin e Komunës sipërfaqen, numrin e banorëve dhe për disa nga projektet e realizuara kryesisht të infrastrukturës në territorin e Komunës së Lipjanit.
Ky grup studentesh ka vizituar edhe Drejtoratin për Gjeodezi dhe Katastër ku nga drejtori i këtij Drejtorati Avni Olluri janë njoftuar rreth punës praktike dhe përvojave të mira që bëhen në këtë sektor.