Marrëdhënia e dyshuar korruptive mes shtetit dhe djemve të kryeministrit (Video)

PUBLIKUAR

Një institucion që ka varësi nga kryeministri, Isa Mustafa dyshohet se ka kurdisur një tender për djemtë e tij, Besikun dhe Arbenin. Bëhet fjalë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, që ia ka dhënë tenderin kompanisë, “Makcar”, në pronësi të djemve të Mustafës, për riparimin e një veturë të blinduar BMW X5.

Tenderin për këtë veturë djemve të Mustafës, ia kishte dhënë edhe Zyra e Kryeministrit. Disa muaj më vonë, vetura i është dhënë në shfrytëzim AKI-së. Ky institucion ia ka dhënë tenderin kompanisë për defektin e njëjtë të veturës së njëjtë, por me çmim katërfish më të lartë. Të gjitha palet e përfshira në këtë marrëdhënie të dyshimtë korruptive kanë heshtur..

Zotimi i kryeministrit, Isa Mustafa që djemtë e tij, Besniku, e Arbeni nuk do të fitojnë më tenderë nga Qeveria, ka dalë i rremë.

Kryeministri nuk ka arritur që t’i qëndrojë besnik për më shumë se dy muaj, fjalës së dhënë publike në gusht të vitit 2015.

Kompania e udhëhequr nga djali i tij, Besniku, në tetor të vitit 2015 kishte fituar sërish tenderin për riparimin e veturës së njëjtë, BMW X5.

Kjo veturë pas anulimit të tenderit nga Zyra e Kryeministrit, i është dhënë në shfrytëzim Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, një institucion në vartësi të kryeministrit Mustafa.

Insajderi ka zbuluar se shteti sërish kishte kontraktuar kompaninë e djemve të kryeministrit për riparimin e kësaj veture. Por, kontraktimi për herën e dytë ishte bërë me çmim shumëfish më të lartë, tregojnë dokumentet që ka siguruar Insajderi.

Kontraktimi për herën e dytë ishte bërë pikërisht më 28 tetor 2015, kur kryeministri Isa Mustafa kishte kumtuar publikisht lajmin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ku kishte thënë se “nga kjo do të përfitojnë Kosova dhe qytetarët e saj”.

Por, Insajderi ka zbuluar se përfitues në këtë datë kishin qenë djemtë e tij, nëpërmjet një tenderi të dyshimtë të AKI-së.

Disa muaj pas anulimit të tenderit të ZKM-së me kërkesë të vetë kryeministrit Mustafa, tenderi për riparimin e ndërruesit të shpejtësive për të njëjtën veturë të blinduar BMW X5 i është dhënë firmës së djemve të tij nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Herën e parë çmimi i tenderit të shpallur nga Zyra e kryeministrit, ishte 2 mijë e 946 euro. Herën e dytë, ka arritur në 12,133.37 euro. Pos katërfishimit të çmimit për të njëjtin defekt, të të njëjtës veturë, sipas Auditorit të Brendshëm të AKI-së, tenderi është dhënë në mënyrë të paligjshme.

Nuk ishin pranuar tri oferta siç parashihet me Ligjin për prokurim publik dhe se kompania “Makcar”, sipas auditorit në kohën e marrjes së tenderit nuk ishte e autorizuar nga BMW-ja për të kryer riparime.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...