Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq tha se delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës u shpërndanë pas bisedimeve në Bruksel me premtimin se do të bëjë gjithçka që të ketë paqe në Kosovë.
Ai, megjithatë, tha se administrata në Prishtinë është duke u përpjekur për të përshpejtuar zgjidhjen e situatës dhe e vetëdijshme se raportet neë botë ndryshojnë “, se koha po punon për Serbinë, populli serb në Kosovë dhe serbët tani mund të presin sinjale pozitive nga shumë kryeqytete të botës.”
Presidenti serb tha se takimi në Bruksel ishte I vështirë duket se ka pasur një marrëveshje, në të cilën ka këmbënglur shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini që pjesëmarrësit të përmbahen nga deklaratat, dhe të gjenden mënyra për të ulur tensionet e tyre dhe të shikohet se çfarë nuk është përmbushur dhe se çfarë mund të përmbushet shpejt e çka ngadal.
Ai shtoi se përfaqësuesit e Beogradit e kanë paralajmëruar Prishtinën ka se është rënë dakord që muri në Mitrovicë të jetë 80 centimetra i lartë, dhe se Prishtina “ka mashtruar” me marrëveshjen dhe tani është duke kërkuar që muri të zhduket krejtësisht.
“E kam pyetur Thaçin se sa I gjatë është muri rreth shtëpisë tuaj, tre metra? Atëherë për çfarë do të shqetësojë një mur 80 centimetërsh kështu që një mur të ulët, nuk e keni parë në jetën tuaj?” , tha ai, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.


