Bruksel – Deklarata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, pas dialogut në Bruksel tregon se Prishtina nuk është e gatshme apo në gjendje të mbajë fjalën më shumë se dy minuta, ka thënë Vucic për Politico
Vucic ka shtuar se Prishtina nuk bën asgjë në përputhje me atë që është rënë dakord.
Pas takimit në Bruksel të martën në mbrëmje, i cili u organizua nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, edhe Thaçi e Vucic kanë deklaruar se takimi ka ndihmuar për të ulur tensionet.
Megjithatë, Thaçi gjithashtu deklaroi se ai mendon që “udhëheqësit e Serbisë kanë filluar me njohjen e pavarësisë së Kosovës” dhe se “Kosova iu përgjigj thirrjes për luftë të Serbisë në bërë thirrje për paqe”, e cila është në kundërshtim me atë që të dy palët kanë rënë dakord – që të mos bëjnë deklarata që mund të shkaktojë tensione, shkruan “Politico”.
“Kjo deklaratë tregon se ata nuk janë në gjendje apo të gatshëm për të mbajtur fjalën për më shumë se dy minuta. Ata nuk bëjnë asgjë në përputhje me gjërat që kemi rënë dakord”, tha Vucic në një deklaratë për portalin Evropian.
Deklaratat e Thaçit u komentuan edhe nga Mogherini, e cila paralajmëroi se dialogu do të jetë më pak konstruktiv në qoftë se të dy palët komentojnë mbi njëria tjetrën.
Mogherini shprehu shpresën se në orët dhe ditët e ardhshme do të kenë më pak komente të tilla, dhe ne, tha ajo, do të angazhohemi më shumë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura që janë para nesh.
Portali kujton se tensionet u rritën në fillim të këtij muaji, pasi Beogradi dërgoi një tren në linjën provuese nga Beogradi në Mitrovicë, të shënuar me një slogan “Kosova është Serbi”, i cila u kthye në Beograd pasi Kosova dërgoi policinë speciale në veri.
Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka vazhduar me komentet e tij, gjatë një vizite në Portugali, duke dhënë detaje për dialogun në Bruksel, deri edhe në pyetjet që ky i paska bërë Thaçit se “sa të lartë e ke murin e shtëpisë”, por Vucic nuk u pa të kritikonte shefin e tij./GazetaExpress/.


