Lionel Messi ende nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth negociatave për vazhdimin e kontratës
Sekretari i Barcelonës, Robert Fernandez, gjatë kësaj jave konfirmoi se ka nisur bisedimet me Lionel Messin për vazhdimin e kontratës, dhe se gjithçka po shkon mirë.
“Rinovimi i kontratës me Leon është duke shkuar shumë mirë, shumë mirë”, kishte deklaruar Fernandez për RAC1.
Sipas Mundo Deportivos, deri më tani askush nga kampi i Messit nuk e ka mohuar as nuk e ka pohuar nisjen e bisedimeve për vazhdimin e kontratës, përcjell Express.
Reprezentuesi i Argjentinës ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018. /Express/



