Cavani frikëson Barcelonën (Foto)

PUBLIKUAR

Barcelona po i fiksohet Edison Cavanin para përballjes në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain

Me 14 shkurt Paris Saint-Germain dhe Barcelona do të përballen në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, sulmuesi kryesor i parisienëve, Edison Cavani është në formë të jashtëzakonshme.

Ai ka arritur të realizoi 28 gola në 27 ndeshje të deritanishme. Kjo e bën uruguaianin sulmuesin më të mirë të momentit në kontinentin e vjetër.

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deporitvo, shkruan se forma e mirë e Cavanit po e frikëson Barcelonën, përcjell Express.

Cavani ka arritur ta barazoj me gola ish yllin e PSG-së, Pedro Miguel Pauleta (109 gola të realizuara). Si golashënues më i mirë në histori të klubit francez është Zlatan Ibrahimovic me 156 gola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...