Barcelona e sigurt për rinovimin e Messit

PUBLIKUAR

Lionel Messi është ende në bisedime për vazhdimin e kontratës me Barçën.

Rinovimi me Lionel Messin është shndërruar në një prioritet absolut për Barcelonën, me presidentin Josep Maria Bartomeu që ka gati kontratën e re për sulmuesin argjentinas.

Me Barcën nuk kanë zgjatur ende marrëveshjet e bashkëpunimit, trajneri Luis Enrique, mesfushorëve Iniesta dhe Rakitiç, apo edhe portieri gjerman Ter Stegen, por primare për momentin drejtuesit e klubit blaugrana kanë firmën me Messin.

Sipas sekretarit të parë të katalanasve, Roberto Fernandez bisedimet për kontratën e re po shkojnë shumë mire.

“Bisedimet për rinovimin e Leos po shkojnë shumë mirë”, ka thënë ai për RAC1.

“Jam i qetë, ashtu siç isha edhe para vazhdimit të kontratave me Mascheranon, Busquets, Suarez apo Neymar”.

“Tash jam i qetë edhe me Messin, sikurse me Iniestan e Ter Stegen. Ne po punojmë që t’i bindim ata për të qëndruar te Barça”, ka theksuar Fernandez.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...