Haradinaj nuk shkon në Speciale

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherësh ish-kryeministër i vendit, i cili u arrestua në Francë më 4 janar, nuk do të ekstradohet në Gjykatën Speciale, ashtu si deklaroi ditë më parë udhëheqësi i Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi.

Kështu ka thënë për “Zërin” Arianit Koci, avokat i Haradinajt, i cili ka vlerësuar se Serbia është duke e zvarritur procesin, megjithatë siç ka thënë ai, shumë shpejt pritet që i pari i AAK-së të kthehet në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të këtij subjekti kanë vlerësuar se Serbia pa kurrfarë fakti po i stërzgjat procedurat qëllimisht, që ta dëmtojë ish-kryeministrin në fjalë.

Milan Petroviq, kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, tha para pak ditësh se ka gjasa që Haradinaj të ekstradohet në Gjykatën Speciale. Petroviq tha për “Deutsche Welle”-n se një mundësi e tillë ekziston sado që kjo gjë nuk është përmendur në publik.

Kurse Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e Milan Petroviqit, udhëheqësit të Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi, se Haradinaj do të ekstradohet në Gjykatën Speciale nuk është e vërtetë.

“Ai për ‘Deutsche Welle’-n ka deklaruar se z. Haradinaj mund t’i dorëzohet Gjykatës Speciale të posaformuar dhe se, sipas tij, po parafrazoj, ky opsion është i mundshëm dhe çdoherë po përmendet më shumë. Kjo natyrisht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...