Sabit Pacolli: Urime Lipjan, “KingDom Tobacco Internacional”

PUBLIKUAR

“KingDom Tobacco Internacional” kështu quhet firma të cilën ka prezantuar kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli

Ai ka uruar të gjithë qytetarët e Lipjanit sepse sipas tij janë përfituesit më të mëdhenjtë të kësaj kompanie.

Sipas Pacollit “KingDom Tobacco Internacional” do të jetë pikërisht në Lipjan, LipjaniNews ka kontaktuar për këtë gjë por ai nuk ka dashur të zbuloj më shumë rreth kësaj.

“Jam shumë falënderues  Ghulam Mohammad Sheikh dhe Fljorim Kamberin që më dhanë mundësin dhe që më kanë përkrahur vazhdimisht, ju them që ata të cilët do të përfitojnë më së shumti janë qytetarët Lipjanas, dhe për këtë gjë unë mbaj fjalën”.

Si aktivitet kryesor i kësaj kompanie do të jetë Tregtia me shumicë, jo e specializuar, e artikujve ushqimorë, pijeve dhe duhanit.

/LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...