Ja cilat pika pritet të diskutohen gjatë javës së ardhshme në seancën e Kuvendit në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan ka thirrur mbledhjen e radhës që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Në këtë mbledhje të Kuvendit pritet që të diskutohen gjashtë pika të rendit të ditës.

Aprovimi i ekstraktit nga mbledhja e 36-të të Kuvendit, propozim vendim për miratimin e planit të veprimit për transparencë në Komunë, propozim vendim për miratimin e planit për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Lipjanit, propozim vendim për caktimin e lokacionit në Lipjan për rivendosjen e shtatores së veprimtarit të lëvizjes Kombëtare “Mulla Hamit Sllovisë”, propozim vendim për përcaktimin e destinimit dhe shpalljen e konkursit për ndarjen e banesave në pronësi të Komunës,  dhe raporti i auditorit të pavarur për vitin 2015 të Kompanisë Regjionale të mbeturinave “Pastrimi” SH.A.

Të gjitha këto pika pritet që me datën 31.01.2017 të diskutohen, duke filluar nga ora 10:00.

Transmetimin “LIVE” të seancës së Kuvendit mund ta gjeni edhe në kanalin YouTube të Komunës së Lipjanit. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...