Sulmuesi Brazilian, Adriano gjatë janarit pritet të bëhet me klub të ri
Adriano, ish sulmuesi i Interit, nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli aktiv. 34 vjeçari, i cili së fundi ishte pjesë e Miami United, mund të transferohet te skuadra e njohur portugeze, Boavista
“Për Adrianon dyert janë gjithmonë të hapura. Në qoftë se ai dëshiron të kthehet për të luajtur, ne presim atë”, ka deklaruar menaxheri i skuadrës, Joao Paulo Magalhaes.
Ish reprezentuesi i Brazilit gjatë karrierës ka veshur fanellat e skuadrave si: Param, Fioretina, Roma, Flamengo, Corinthians dhe Atlético Paranaense. /Express/



