Agjenti nuk e mohon kalimin e Defrel te Roma, por zgjedh të mos flasë

PUBLIKUAR

Agjenti i Gregoire Defrel ka thënë se është një moment i komplikuar për të folur rreth shkuarjes së tij te Roma.

Është raportuar se Giallorossët e kanë bërë ofertën e parë për sulmuesin e Sassuolos, megjithëse këta të fundit i kanë mohuar njoftimet.

Megjithatë, ata nuk e kanë mohuar mundësinë e shitjes së francezit, prandaj gazetarët e kanë kontaktuar përfaqësuesin e tij.

“Defrel te Roma? Duhet t’i pyesni Giallorossët. Është një moment delikat, kur qetësia do t’u shërbente të gjithëve”.

“Në vend që të flasim për shifra, do të ishte më mirë të punonim me diplomaci”, ka deklaruar Giampiero Pocetta në një prononcim për Rete Sport.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...