Sigurimet, drejt falimentimit

PUBLIKUAR

Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), por edhe njohës të sigurimeve thonë se sektori i sigurimeve është në krizë për shkak të humbjeve të mëdha që kanë pësuar gjatë vitit 2015, si dhe gjatë vitit 2016. Se sigurimet janë në krizë ketë e konfirmon edhe Adem Selmani, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës

Ulja e çmimit të policave kufitare e ka sjellë drejt kolapsit industrinë e sigurimeve në vendin tonë, ku deri në fund të muajit nëntor të vitit që lamë pas humbjet në këtë sektor kanë arritur në 12.5 milionë euro.

Por, burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thonë se humbjet reale të kompanive janë edhe më të mëdha sesa ato që i prezantojnë vetë.

“Sektori i sigurimeve është duke u futur drejt një krizë të thellë. Sidomos 4 kompani janë duke qëndruar shumë keq. Ekziston mundësia që brenda një kohe të shkurtër në njërën prej kompanive BQK-ja ta dërgojë një administrator, ndërkaq një tjetër edhe mund të falimentojë”, thonë burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda BQK-së.

Porse sigurimet janë në krizë këtë e konfirmon edhe Adem Selmani, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Selmani thotë se humbjet janë si pasojë e rritjes se dëmeve në automjete e me ketë edhe rritja e shpenzimeve në administrimin e tyre.

Sipas tij, shpenzimet i ka rritur edhe numri i madh i automjeteve të pasiguruara.

Efekti Bonus-Malus, rritja e shpenzimeve të tjera operative, tatimi në korporata prej 5% në të hyra dhe jo 10% në fitimin neto, siç e kanë gjitha bizneset/korporatat e tjera në Kosovë dhe ngarkesa të tjera, etj., janë arsye të tjera pse, sipas Selmanit, kompanitë e sigurimeve deri më tash kanë humbur hiç më pak se 12,5 milionë euro…

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...