Varreve të protestantëve po u hiqen kryqat

PUBLIKUAR

Protestantët në Kosovë janë të diskriminuar, atyre nuk u lejohet të varrosen me kryq. Komuna e Gjakovës ka marrë vendim të prerë kundër ndarjes së tokës për varrezat e tyre, shruan sot Gazeta “Zëri”.

Skënder Hoti (40), drejtues i Kishës Protestante në Gjakovë, ndërroi jetë në fillim të këtij viti pas një aksidenti me zjarr, por nuk u lejua të varroset si protestant.

Varrit të tij iu hoq kryqi nën pretendimin se “po prishet harmonia fetare”, meqë përreth janë varrezat myslimane.

Familjarët dhe përfaqësuesit e Kishës Protestante kërkuan shpjegim nga zyrtarët komunalë dhe të kompanisë komunale “Çabrati”, e cila merret me pronën e varrezave, dhe përgjigjja ishte e prerë; “s’ka kryq tek varrezat myslimane, e nëse doni, varroseni tek varrezat katolike”.

E as që bëhet fjalë për të ndarë pronë për varrezat e këtij komuniteti fetar.

“Kemi kërkuar nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza kusari-Lila, që të varroset vëllai si protestant, por nuk na është lejuar”, ka thënë për gazetën “Zëri”, Enver Hoti, vëllai i drejtuesit të kishës protestante në Gjakovë.

Ka disa vite që drejtuesit e Kishës Protestante në nivel të Kosovës, kërkojë që të bëhet zgjidhje për varrezat e tyre, por refuzohen me vendime të komunës së Gjakovës.

Pastori Driton Krasniqi tregon me shqetësim rastin e fundit në varreza më datë 08 janar 2017, duke numëruar edhe shumë raste të tjera të nuk kanë mundur të varrosen si protestantë as në varrezat e myslimaneve e as të katolikeve.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...