Bernard Berisha, mesfushori i Terek Groznyt, ka ëndërruar që ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare që nga fëmijëria. Por, kjo ëndërr nuk iu realizua. Tani pejani është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Kosovës.
“Prej i vogël kisha ëndërr të luaja me Kombëtaren shqiptare, me skuadrën e madhe. Por, kjo ëndërr nuk mu realizua. Ende nuk e di përse, megjithatë jam shumë i lumtur që skuadra arriti të kualifikohej për herë të parë”, ka deklaruar Berisha për Super Sport.
“Sa i takon Kosovës viti 2016 ishte shumë i suksesshëm sepse ishte shtet i izoluar dhe kampionati nuk ishte cilësor. Tani janë hapur dyert dhe Kosova ka shumë talent. Pavarësisht se jemi në grup shumë të fort besoj se do të paraqitemi sa më mirë”, ka theksuar ai. /Express/


