Për shkak të mjegullës anulohen disa fluturime në Aeroportin e Prishtinës

PUBLIKUAR

Në aeroportin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, si pasojë e motit të ligë dhe mjegullës, janë anuluar disa fluturime.

Kështu ka thënë menaxheri i planifikimit të fluturimeve, Driton Hyseni

Hyseni ka thënë për Klan Kosova se si pasojë e mjegullës vetëm gjatë ditës së djeshme janë anuluar dy fluturime por që më pas të realizohen më vonë gjatë ditës derisa dhe nga mëngjesi i sotëm ka pasur disa anulime fluturimesh por jo për shkak të kushteve atmosferike në Prishtinë.

Ai bëri të ditur që të gjitha fluturimet gjatë ditës do të realizohen sipas itinerarit ndonëse me vështirësi për shkak të kushteve atmosferike.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...