U paguan 8 milionë euro për radarin jofunksional

PUBLIKUAR

Projekti 8-milionësh për modernizimin e navigimit ajror përmbante zëvendësimin e radarit të vjetër i cili ofronte sinjal “MODE M”, me një radar i cili do të duhet të ofrojë sinjal “MODE S”. Por, edhe pse janë paguar 97% të vlerës së kontratës, radari i instaluar ende punon vetëm me “MODE M”, ashtu siç punonte edhe radari i vjetër

Hiç më pak se 7.9 milionë euro janë shpenzuar deri më tash për modernizimin e navigimit ajror. Mirëpo, edhe përkundër shpenzimit të një shume aq të madhe të parave, radari i ri vazhdon të mos jetë funksional. Projekti 8-milionësh përmbante zëvendësimin e radarit të vjetër në atë kohë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), i cili ofronte sinjal “MODE M”, me një radar i cili sipas kontratës së nënshkruar mes ANP-së dhe kompanisë “TCN Internacional” do të duhet të ofrojë sinjal “MODE S”, si sistem më i avancuar i navigimit.

Po ashtu, burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se sistemi i ri i radarit ashtu siç ishte specifikuar do të duhej të ofronte edhe funksionalizimin e pozicioneve të punës për kontrolloret e trafikut ajror që punojnë në radar, por ndonëse deri më tani Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka pranuar teknikisht obligime financiare me vlerë prej 97% të vlerës së kontratës, ndërsa radari i instaluar ende punon vetëm me “MODE M”, pra ashtu siç punonte edhe radari i vjetër.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...