Wayne Rooney, legjenda e Manchester Unitedit, mund ta vazhdoj karrierën në Kinë
Manchester United dhe Wayne Rooney mund të ndahen shumë shpejt. Legjenda e ‘Djajve të kuq’ ka gjasa që karrierën ta vazhdoj në Kinë.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, kapiteni i Anglisë e ka në tavolinë një ofertë të jashtëzakonshme nga Kina.
Thuhet se ish sulmuesit të Evertonit i janë ofruar 1 milionë funte në jave, ose 48 milionë funte për një sezon, nga një ekip kinez, përcjell Express.
“Ai ndoshta do të nënshkruajnë një marrëveshje dy-vjeçare në Kinë dhe do të fiton më shumë sesa ka fituar gjatë gjithë karrierës në United”, ka deklaruar një burim për The Sun.
Kurse, Rooney aktualisht te Manchester Untied paguhet 300 mijë funte në javë ose 14.4 milionë funte në sezon. /Express/



