Qeveria hedhë poshtë planin për blerjen e helikopterëve për Policinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Buxheti për Policinë e Kosovës, i planifikuar për vitin 2017 pa mundëson blerjen e helikopterëve apo krijimin e njësisë ajrore, për faktin se një gjë e tillë nuk është paraparë në buxhetin e policisë për këtë vit i cili është 77 milion euro, ku prej tyre janë vetëm 16 milion për investime kapitale në të cilën kategori hynë plani për blerjen e këtyre helikopterëve.

Deklarimet e Ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hysenit se Policia e Kosovës do të pajiset me helikopterë janë quajtur të pa vërteta dhe të pa bazuara nga Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimit.

Ai ka thënë për Indeksonline se Policia e Kosovës dhe drejtoria e saj e financave kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme që në buxhetin e vitit 2017 të futet edhe një shumë e përcaktuar për blerjen e helikopterëve për operacione të veçanta, kërkesë kjo e cila është refuzuar nga Qeveria dhe nuk është futur fare në buxhetin e vitit 2017.

“Ajo çka po ndodh me deklarimet e Skender Hysenit në Komisionin për Siguri janë si pasoj e ngjarjeve të fundit që ka ndodhur, por kurrsesi nuk është si një platforme apo projekt i Qeverisë. Sidoqoftë blerja e Helikopterëve ndoshta mund të ndodhë pas rishikimit të  buxhetit për këtë vit në muajin qershor”, ka thënë Selimi.

Ndërkaq Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka shpjeguar për Indeksonline se në planifikimin e buxhetit të Policisë së Kosovës për vitin 2017, nuk është bërë ndonjë kërkesë për shtim buxheti për blerjen e Helikopterëve.

“Policia e Kosovës e cila i ka 9012 të punësuar buxheti i tërësishëm është 77 milion e 700 mijë euro. Ndërsa për paga janë mbi 61 milion e 700 mijë euro.

Nëse ky plan për blerjen e helikopterëve është e bazuar në buxhet unë nuk e di sepse nuk e kemi pasur të veçuar në buxhet si kategori apo kërkesë”, ka thënë ai.

Osmani ka treguar se ky plani për blerjen e helikopterëve duhet të bëjë pjesë tek investimet kapitale, ku në përgjithësi janë të ndara 16 milion e 192 mijë  euro për policinë, ku sipas tij tani kjo është çështje e policisë ku i shkarkojnë ata këto mjete. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...