​ Historianët serbë: Betejat e humbura, të rëndësishme për krijimin e identitetit

PUBLIKUAR

Historianët serbë thonë se betejat e humbura janë më të rëndësishme për krijimin e identitetit sesa fitoret, duke iu referuar humbjes së “Betejës së Kosovës”.

Të kontaktuar nga gazeta “Zëri” për t’i komentuar raportet shqiptaro-serbe gjatë historisë, sipas tyre, konfliktet mes dy kombeve datojnë nga koha e Perandorisë Osmane, përderisa ndarja më e madhe, siç thonë ata, ka ndodhur në vitin 1912, kur Shqipëria e shpalli pavarësinë.

Derisa disa nga këta historianët vazhdojnë ta mohojnë shtetësinë e Kosovës, disa prej tyre sugjerojnë se Serbia dhe Kosova duhet të jenë fqinj të mirë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet, edhe pa ndërmjetësimin e Brukselit.

Stojanoviq: Kosova për serbët është çelësi i identitetit

Profesoresha e historisë në Universitetin e Beogradit, Dubravka Stojanoviq, gjatë një bisede për gazetën “Zëri” ka folur sesi konfliktet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë nisur. Sipas saj, gjithçka ka rrjedhur konflikt pas konflikti. “Unë e kuptoj këtë si një spirale konfliktesh, në të cilët njëra ka sjellë tjetrën në një spirale hakmarrjeje ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Stojanoviq. (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info)

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...