Mustafa: Arkitekt i pavarësisë e lider vizionar të cilit kush s’ia dëgjoi një fjalë të keqe

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar presidentit Ibrahim Rugova, në 11-vjetorin e vdekjes së tij.

“Sot, me pikëllim dhe shumë krenari, në 11 vjetorin e kalimit të tij në amshim, e përkujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe.

Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor…

“Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave”, shkruante Senatori Bob Doll.

Ibrahim Rugova ishte me të vërtetë i tillë: Njeri i Epokave.

Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...