Tentim vrasje në Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë, derisa ishin duke lëviziur katër persona me një veturë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Viktima ka pësur lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.

“Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 12 gëzhoja të armës automatike AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e policisë.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë  20.01.2017-04:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti edhe me tre të dyshuar tjerë, derisa ishin në veturë kanë shtënë me armë zjarri AK-47 në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 12 gëzhoja të armës automatike AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- njofton policia.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...