Astrit Haraqija tregon çka e porositi presidenti Rugova në orët e vdekjes

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kohën e koalicionit Rugova-Haradinaj, Astrit Haraqija, në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta, e ka kujtuar presidentin historik të vendit, Ibrahim Rugova.

Haraqija në intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka folur në cilësinë e mikut personal të presidentit Rugova, ku ka përshkruar orët e fundit të jetës së presidentit në rezidencën e tij në Velani.

Mes tjerash, Haraqija ka deklaruar për herë të parë, porosinë që presidenti Rugova i kishte lënë atëherë ministrit Haraqija, në praninë e familjes së tij.

“Ka qenë diku ora rreth 04;00 e mëngjesit, në praninë e Mendimit, Ukës, familjes dhe mjekëve presidenti Rugova më ka porositur; Astrit Haraqija, dëgjoni mirë e mbajeni në mend, fati jonë më i madh është që kemi arritur t’i kemi miq SHBA-të. Andaj, edhe kur nuk do iu pëlqejë ndonjë vendim i tyre, ju duhet ta respektoni. Pa Amerikën nuk do të ishim askund as sot”, deklaroi Haraqija, duke kujtuar porosinë e presidentit Rugova.

Ish-ministri militant i LDK-së, në kohën e presidentit Rugova, Astrit Haraqija, po ashtu si çast të rëndë të ditës së vdekjes së presidentit Rugova e ka kujtuar edhe momentin e largimit të ekipit të mjekëve amerikan nga presidenca, pasi që presidenti kishte ndërruar jetë.

“Sikur që ajo mbetet dita më e rëndë e jetës time, moment shumë i rëndë ka qenë largimi i ekpit të mjekëve amerikan nga presidenca. Ajo më ka prekur shumë. Presidenti kishte ndërruar jetë, mejkët na ngushëlluan. Ishte e rëndë.”-kujton Haraqija.

Haraqija duke folur për Radio Dukagjinin, ka ironizuar me klasën e sotme politike të vendit, siç ka thënë, që Rugovës i shkojnë tek varri vetëm për punë fushatash elektorale.

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...