Shkëmbimi i territoreve, vështirë i realizueshëm

PUBLIKUAR

Ideja e shkrimtarit Rexhep Qosja për t’i dhënë fund konfliktit mes Kosovës e Serbisë duke shkëmbyer territore, nuk mund të realizohet lehtë në rrethanat e tanishme. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike në Kosovë, sipas të cilëve, një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se një ide e tillë është krejtësisht e gabuar. Sipas tyre, Kosova tashmë i ka kufijtë e vet dhe një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë. Pavarësisht tyre, vite më parë përfaqësues të Serbisë e të Rusisë patën dhënë idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë si mundësinë më të mirë për të dyja palët, duke ia dhënë Serbisë veriun, ndërsa Kosovës Luginën.

Qosja: Çështja zgjidhet vetëm me shkëmbim territoresh

Shkrimtari Rexhep Qosja tha para dy ditësh se konflikti mes Kosovës e Serbisë mund të zgjidhet vetëm me shkëmbim territoresh.

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë”, ka thënë Qosja për “Klan”.

E idenë për shkëmbim territoresh e pati mbështetur edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë se ndarja e Kosovës do të ishte njëra nga zgjidhjet më të mira si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët. Kjo deklaratë e Daçiqit pati ardhur menjëherë pas intervistës që pati dhënë për “Zërin” ish-udhëheqësi i Zyrës ruse në Prishtinë, Andrey Y. Shugurov…

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...