Juventusi po synon ta transferoj Emre Can nga Liverpooli gjatë verës
Drejtuesit e Juventusit po bëjnë plane për sezonin e ardhshëm. Sipas Calciomercato.com, Bianconerët janë të interesuar që ta transferojnë Emre Can nga Liverpooli gjatë verës.
Kampioni i Italisë e ka vëzhguar reprezentuesin e Gjermanisë në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Liverpololit, e cila është luajtur javën e kaluar.
Ish anëtari i Bayer Leverkusenit ka kontratë me Liverpolin deri në verën e vitit 2018, derisa Juve do të tentoj që ta rrëmbej gjatë verës.
Por, në listën e Juventusit janë edhe Luiz Gustavo (Wolfsburg) dhe Mahmoud Dahoud (Borussia Monchengladbach). /Express/



