Haradinaj: Unë me zemër sot isha në Washington

PUBLIKUAR

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili vazhdon të jetë i detyruar të qëndrojë në Francë, e ka uruar presidentin e ri amerikan, Donald Trump pas inaugurimit.

Urimi i plotë i Haradinajt:

Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, urime Popullit Amerikan!

Falënderime për Presidentin e deritashëm Obama dhe Administratën e tij, për gjithë mbështetjen për Kosovën dhe popullin e saj për këto tetë vjet!

Jam i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump!

Unë me zemer sot isha në Washington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet.

Urime Amerikë!

RH

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...