Jose Mourinho mendon se Antonio Valencia është mbrojtësi më i mirë në botë
E nisi karrierën si një sulmues anësor. Ashtu luajti edhe në “Old Trafford” për disa vite nën urdhëratë e trajnerit Sir Alex Ferguson, i cili e transferoi në Manchester United. Por, tashmë ai luan si mbrojtës, fjala është për Antonio Valencian, transmeton Gazeta Express.
31 vjeçari është kthyer në një lojtar shumë të dashur për trajnerin e “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, i cili e ka transformuar nga anësori ofensivë në mbrojtës. Sipas portugezit, Valencia luan shumë mirë në atë pozitë, pasi ai e cilëson atë si: “mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”
“Thjeshtë, Valencia është më i miri. Nuk ka mbrojtës të djathtë më të mirë në botë se Valencia”, ka thënë Mourinho.
Ditë më parë Valencia vazhdoi kontratën me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2018, i cili ka bërë deri më tani 270 paraqitje – duke shënuar 21 gola. /Express/



