Aubameyang ia ka bërë edhe një herë me sy Real Madridi, teksa hodhi poshtë transferimin në “Alianz Arena”
Pierre-Emerick Aubameyang ka bërë të ditur se mund të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të këtij edicioni, por ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm te Bayern Munichu, shkruan Goal.com, transmeton Gazeta Express.
Për Aubameyang, që ka shënuar 20 gola në 22 paraqitje këtë edicion, ëndërr është që të luajë për Real Madridin, skuadër kjo që deri më tani nuk ka shprehur interesimin për sulmuesin e Dortmund, që kërkohet edhe nga lideri i Bundesligas, Bayerni.
“Askush nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Unë jam i lumtur në Dortmund”, tha fillimisht ai.
“Por, nuk mund të them se do të qëndrojë për dy, pesë apo 10 vjet. Është e mundur që në verë të largohem nëse ndonjë klub arrin marrëveshje me Dortmundin”, shtoi Aubameyang.
“Megjithatë, nëse largohem – kurrë nuk do të transferohem te Bayern Munich”, përfundoi ai. /Express/


