Hoxhaj në Paris, takim me homologun francez

PUBLIKUAR

Sot ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj do të jetë në një vizitë zyrtare në Francë, ku do të takohet me ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit ndërkombëtarë, Jean Marc Ayraut.

Kështu bëri të ditur ambasada franceze në Kosovë.

“Sot, ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit ndërkombëtar, Jean-Marc Ayrault, zhvillon një takim në Paris me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, ditë më parë në një konferencë për media, ministri i Jashtëm i Kosovës pati bërë të ditur se ka kërkuar takim urgjent me ministrin e Jashtëm të Francës pas arrestimit të Ramush Haradinajt.

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...