Tetë arsye pse Shqipëria e meriton fitoren në tavolinë

PUBLIKUAR

mavraj_4004

Ja tetë arsyet pse Kombëtarja e Shqipërisë duhet të fitojë me rezultat zyrtar 3:0 duelin e ndërprerë kundër Serbisë.

E përditshmja sportive shqiptare “Panorama Sport”, ka publikuar tetë arsye se pse Kombëtarja shqiptare duhet të kërkojë tri pikët ndaj Serbisë.

1. Tension i jashtëzakonshëm karshi skuadrës sonë para fillimit të ndeshjes.

2. Siguria në stadium, edhe pse kishte mbi 4 mijë policë, përsëri ishte zero, pasi jo vetëm në impiant ishte Ivan Bogdanov, por ai hyri edhe në fushë. Kujtojmë se Bogdanov është i dënuar me 5 vjet që të mos i afrohet asnjë stadiumi.

3. Për 1 orë e gjysmë para takimit të gjithë tifozët kanë thirrur: “Vrisni shqiptarët!”

4. Himni i Shqipërisë u vërshëllye në mënyrë të vazhdueshme, teksa ka pasur kore të vazhdueshme raciste.

5. U hodhën në fushë kundër lojtarëve tanë fishekzjarrë, flakadanë dhe sende të forta, të cilat ndërprenë për disa sekonda dy herë ndeshjen.

6. Dhunë e pashembullt ndaj lojtarëve shqiptarë, sidomos në tunelin dhomave të zhveshjes.

7. Vendësit invaduan fushën për disa minuta, duke ndërprerë ndeshjen.

8. Serbia ka precedentë për parregullsi dhe mosmarrje të masave për organizimin e ndeshjeve

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...